Bimët mjekësore, paketa fiskale nuk parashikon rimbursim të TVSH

Industria e bimëve mjekësore-aromatike ka mbetur jashtë reformës fiskale në sektorin e bujqësisë, duke iu mohuar rimbursimi i TVSH-së edhe pse paraprakisht është pyetur për masat e nevojshme që duheshin marrë.

sherebel 1“Industria e bimëve medicionale realisht është pyetur për të gjitha këto, por është dëgjuar shumë pak dhe në shumë gjëra ka mbetur jashtë kësaj pakete fiskale. Ka mbetur në rimbursimin e TVSH-së, mbështetjen e fermerëve direkte për TVSH-në siç bëhet për perimet”, tha Xhevit Hysenaj, Presidenti i Shoqatës EPCA.

Pavarësisht problemeve që has kjo industri, vlera e eksporteve ka ardhur në rritje, e momentalisht arrin vlerën e 30 milion eurove.

“Në vitin ’88 eksportet e bimëve aromatike shqiptare kanë qenë 72 milion dollarë, në ’93-’97 kanë zbritur në 8 milion dollarë, një zbritje drastike me 10 herë. Sot arrijmë të eksportojmë rreth 30 milion euro, kemi arritur standarde dhe kemi markën tonë Made in Albania”shtoi me tej Hysenaj.

Bima medicinale që kap shifrën më të lartë në eksporte është ajo e Sherebelës, ku vendi ynë është furnizuesi kryesor i tregut amerikan qe kap shifrën 65 % dhe rreth 15% rieksportohet nga Gjermania dhe Turqia në tregje të tjera./ Manjola Hasa

Postime të ngjashme

53% e vdekjeve nga zemra, u shtuan ato nga dëmtimet dhe endokrinet në 2025
Rishikimi i Buxhetit 2026: Financime shtesë për shëndetësinë
Temperaturat e larta, Brataj: Vapa rrit infarktet, trombozat dhe vdekjet e papritura
Shqipëria e treta në Europë për çmimet e larta të bulmetit, 35.6% më shumë se mesatarja në 2025
Inaugurohet materniteti ‘Mbretëresha Geraldinë’, Sala: 1.2 mld lekë investim
Paradoksi i shëndetësisë shqiptare: Të parët në Ballkan për shpenzimet spitalore, të fundit për financimin publik
60 kursantë të Akademisë së Sigurisë në spital me simptoma helmimi, Policia: AKU ka marrë mostra të ushqimeve të konsumuara
Helmohen sërish kursantët e Akademisë së Sigurisë, 30 persona përfundojnë në spital