Siguria shëndetësore e familjeve në gjak

Gjakmarrja si një dukuri e trashëguar shoqërore ka pasoja të rënda për një shoqëri akoma të brishtë shqiptare. Ky fenomen sjell pasoja traumatike për
gjakmarrjapersonalitetin e personave dhe sidomos të fëmijëve, duke rritur në familje ndjenjën e krimit, të urrejtjes, të dëshpërimit dhe të përbuzjes shoqërore, e bën familjen ekonomikisht të varfër, rëndon situatën sociale të njerëzve, që kërkojnë kujdes të veçantë. Familjet e ngujuara nuk kanë mundësi për të përfituar shërbimet shëndetësore parësore për arsye se kanë frikë të dalin nga gjaksi.

Është shumë e rëndësishme që të ndërhyhet në mënyra të posaçme për të lehtësuar procesin e përfitimit shëndetësor tek këto familje. Për të zbutur pasojat e këtij fenomeni të tmerrshëm të shoqërisë sonë kërkohet nga Ministritë e Shëndetësisë që nëpërmjet programeve e organizmave të mundësojë dhe parashikojë programe specifike për familjet e ngujuara nga gjakmarrja.

Ministria e Shëndetësisë duhet t’i ofrojë personave të ngujuara nga gjakmarrja shërbim shëndetësor në shtëpi sipas paketës bazë të Kujdesit Shëndetësor Parësor, që çdo qendër shëndetësore nëpërmjet mjekut të failjes u ofron pacientëve që janë rregjistruar pranë saj.

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a