Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar me ironi pas pezullimit nga detyra të kolegut të tij, Edvin Priftit, të cilit iu gjetën shuma marramendëse parash në shtëpi dhe zyrë.
Përmes një postimi të shkurtër në “Facebook”, mjeku Tritan Kalo thotë se ky korrupsion është produkt i këtij sistemi të ngritur në Shqipëri për vite e vite me radhe, ndërsa nuk ngurron të thumbojë edhe politikanët.
“Korrupsioni është gangrena e këtij palo sistemi tonë demon-kratik që ne u rrekëm ta ngremë në 30 vite. I shtrirë kudo, i ngjyrosur në blu, rozë apo mavi. Ai shihet mjaft qartazi në vilat luksoze por, çuditërisht, nuk zbulohet”, shkruan Kalo.

