Thashethemet ju bëjnë më të mirë

Mirë a keq, thashethemet janë funksionale për jetën, sepse janë një burim i çmuar për të njohur vten. Falë zërave në korridore,  përballemi me fjalët e momentit dhe tentojmë të përmirësohemi.

thashthemKëtë e mbështesin kërkuesit holandezë të Universitetit të Groningenit, të cilët kanë kryer dy eksperimente të ndryshme mbi efektet e “thashethemeve” tek ai që i dëgjon dhe rezultatet janë botuar në Buletinin e Psikologjisë Sociale dhe Personalitetit.

Reagimet e vullnetarëve përballë thashethemeve, pozitive apo negative, referuar nga të tjerët, janë analizuar dhe janë kryer pyetësorë mbi personalitetin.

“Kush u beson zërave të personave të tjerë reflekton, sepse provokohet një reflektim tek vetja, ndihmojnë për përshtatjen në ambjentin shoqëror dhe na vendosin në rojë nga kërcënime të mundshme, – thonë autorët. – Kjo shpjegon faktin pse jemi gjithnjë të interesuar për të dëgjuar dështimet apo sukseset e të tjerëve”.

Studimi tregon edhe pikat e dobëta mes femrave dhe meshkujve: gratë u druhen më shumë fjalëve negative të të tjerëve, sepse mendojnë se mund të prekin edhe ato; burrat ndërkohë janë xhelozë për lëvdatat që u bëhen të tjerëve, sepse druajnë përballjen dhe ndihen të përjashtuar nga cilësitë që u atribuohen të tjerëve në atë moment./ Arlinda Gjypi

Postime të ngjashme

Shkoi te Spitali i Traumës se e kishte më afër, nëna lind të shëndetshëm foshnjën në Tiranë
Çfarë është prediabeti?
Pas PPP-së, shteti tenderon dializën me kosto 43 % më të lartë se mesatarja e koncesionit  
Mjekja: Kur mund të merret në konsideratë kirurgjia bariatrike për trajtimin e obezitetit
VIDEO/ "Rënia në peshë, proces kompleks" - Mjekja tregon si obeziteti ndikon në shëndetin mendor
A rritet tensioni nga vapa? 10 gabimet që duhen shmangur
VIDEO/ Pse nuk mjafton vetëm dieta për të humbur peshë?
Kafeja e mëngjesit: Çfarë i ndodh vërtet trupit tuaj kur e pini?