Dorëzohet urgjenca, nuk përballon dot fluksin e pacientëve

Janë bërë dhjetëra telefonata si kjo paraditen e së mërkurës në urgjencën e Tiranës. Jo të gjitha kanë rezultuar të vërteta dhe se kanë patur nevojë vërtet për mjekë. Megjithatë në një turn punojnë vetëm 3 autoambulanca me stafin specialistësh në gatishmëri. Ndërsa sipas kalendarit ka 3 turne në 24 orë me 12 autoambulanca gjithsej.

urgjenca100 apo 120 janë raste për urgjencë në 24 orë, në një popullsi gjithnjë e në rritje. Por ndodh që jo gjithmonë ka staf specialistësh dhe ambulance të mos niset menjëherë, gjë që e bën më problematike situatën. Prandaj ankesat e qytetarëve për vonesë të tyre janë të drejtat.

Fakt është se urgjenca në tërsi do të një reformim për të funksionuar siç duhet. Dhe për këtë ministria e Shëndetësisë ka gati strategjinë.

Ministri i Shëndetësisë Ilir Beqaj tha se në 2015 do të shtohen edhe 20 autoambulnaca dhe 1 helikopter mjekësor për të përballuar kërkesat, ndërsa urgjnecat do të funksionojë si një shërbimi i ndarë. Qendra e komand kontrollit do të ndërtohen përkrah siptalit të Traumës.

Raporte e autoriteteve shëndetësore kanë treguar se 70% e qytetarëve shkojnë me autmjete private dhe 30% e tyre telefonojnë ambulancën. Nisur nga këto probleme ku jeta e pacientëve rrezikohet në sekonda, një urgjencë e reformuar ndoshta do të ndryshojë këtë situatë.

Te pakënaqur nga ky shërbim, nisur edhe nga ngjarja e fundit ku familjarët e të ndjerit Florian Kondi akuzojnë urgjencën se nuk shkoi për ndihmë, shoqëria civile protesoi para Ministrisë së Shëndetësisë./ Manjola Hasa

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim