A kanë vlera ushqyese farat e shalqirit? Ja çfarë duhet të dini për produktin kryesor të verës

Përshtati në shqip: Anxhela Cami

“Farat e shalqinit janë të sigurta për t’u ngrënë”, thotë Beth Warren, themeluese e Beth Warren Nutrition. “Kur hahen 100% të papërpunuara, ato thjesht do të përfundojnë në tualet për një ose dy ditë, e ngjashme me atë që ndodh kur gëlltitni çamçakëz,” shprehet Keri Gans autore e Dietës së ndryshimeve të vogla.

Nëse keni një sistem tretës të ndjeshëm, është e mundur të zhvilloni disa probleme në stomak, si gazra ose fryrje, nëse hani shumë fara.

Farat gjithashtu mund të shkaktojnë kapsllëk. “Ka të bëjë me sasinë që konsumoni,” thotë Gina Keatley, dietologe e certifikuar në New York. “Ka një sasi të madhe të fibrave të patretshme në fara, të cilat mund të shkaktojnë që sistemi tretës të ngadalësohet nëse nuk ka ujë mjaftueshëm.”

Cilat janë vlerat ushqyese të farave të shalqirit?

Rezulton se farat e shalqirit kanë vlerë ushqyese, por vetëm kur hahen në sasi të mëdha. “Ato janë një burim i mirë i magnezit”, një mineral që është i përfshirë në më shumë se 600 reaksione kimike në trup.

Farat madje kanë disa përfitime të shëndetshme për zemrën, falë një antioksidanti të quajtur likopen. Lënda ushqyese “është e lidhur me mijëra përfitime pozitive shëndetësore, nga shëndeti kardiovaskular deri tek parandalimi i kancerit”, thotë Keatley.

Farat e shalqirit përmbajnë gjithashtu vitamina dhe minerale të tjera thelbësore, si folati (vitaminë B), mangan, zink, proteina dhe pak hekur.

Burimi: Prevention

Postime të ngjashme

Perimet jeshile që "zgjojnë" metabolizmin dhe ndihmojnë në humbjen e peshës
Fitoterapia në trajtimin e infeksioneve të rrugëve urinare
Mjekët tregojnë simptomën nr.1 që tregon se keni shumë stres
Dermatologia tregon sekretin sesi të parandaloni rrudhat në zonën e qafës
Kosi vs kefiri: Kush është më i mirë për shëndetin e zorrëve tuaja
Çfarë përfitimesh mund të sjellin fistekët për shëndetin?
Këto 8 ushqime mund të ulin rrezikun e goditjes në tru
Ja pse ndodh paraliza e gjumit, sipas mjekëve