Qytetarët në rradhë për vaksinën Pfizer, personeli i Air Albanias revoltohet

Në një kohë që muaji Gusht është deklaruar muaji i hapur i vaksinimit për të gjithë qytetarët mbi 18-vjeç, procesi në terren nuk duket se po shkon edhe aq vaj.

Pas sinjalizimit se pranë stadiumit Air Albania po aplikohen vaksinat Pfizer, që duket se janë të preferueshme për shumë prej shqiptarëve, dhjetra qytetarë janë dyndyr drejt kësaj pike vaksinimi. Duke qenë se autoritetet nuk i kanë bërë si duhet llogaritë, gjatë mëngjesit të sotëm ka pasur përplasje mes stafit dhe qytetarëve, për shkak se ka mbaruar sasia e dozave që kanë qenë në dispozicion.

Një burim i tha Faxweb.al, se shefja e vaksinimit për këtë pikë, ka ofenduar qytetarët duke iu kërkuar që të kthehen në vendin e lindjes, edhe pse shumë prej tyre në fakt punojnë dhe jetojnë në Tiranë.

“Ikni nëpër rrethet tuaja, na keni marrë frymën në Tiranë”, u ka thënë ajo qytetarëve.

Kjo deklaratë e saj bie ndesh me ato të bëra nga zyrtarë të qeverisë, përfshirë dhe Ministren Manastirliu, e cila ka thënë se i vetmi kusht për të marrë vaksinën është paraqitja e kartës së identitetit dhe të qenit mbi 18 vjeç.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet