Covid-19/ Gjermania: Ndalimi i hyrjes në restorante dhe në çdo ambient të mbyllur, masa të rrepta kufizimesh për të pavaksinuarit

Hyrja në restorante, parukeri, klinika, pishina dhe zona të tjera të brendshme do të lejohet vetëm për ata që janë vaksinuar, ata që janë shëruar dhe kanë pasur një test diagnostikues i cili natyrisht do të jetë negativ. Janë këto disa nga kufizimet që hyjnë në fuqi ditën e sotme në Gjermani. Nga sot, e hënë, rregullat kufizuese të zgjeruara pjesërisht u miratuan pas shifrave të larta të infektimeve dhe uljes së trendit të vaksinimit.

Një javë më parë, Komiteti i Përhershëm Gjerman për Vaksinat (Stiko) rekomandoi vaksinimet për të gjithë fëmijët e moshës 12 vjeç e lart dhe kjo pritet të ndikojë në shkallën e vaksinimeve.

Gjithashtu, nga 11 tetori, testet e shpejta diagnostikuese nuk do të jenë më në dispozicion falas në Gjermani, të cilat gjithashtu mund të kenë një efekt pozitiv në përqindjen e të vaksinuarve.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi