Si duhet të jenë këpucët e fëmijëve?

Nga Ledian Fezollari, kirurg ortoped

Njerëzit këmbëzbathur kanë këmbët më të mira! Fëmija juaj ka nevojë për këpucë fleksibël, të buta që lejonë lirshmëri maksimale për këmbët që të zhvillohen atletenormalisht.

Përmasat

Këpucët janë shumë më të mira kur janë pak më të mëdha sesa kur janë shumë të vogla.

Fleksibiliteti

Këpucët e ngurta, “këpucët mbështetëse” nuk janë të mira për këmbët, sepse ata kufizojnë lëvizjen e cila është e nevojshme për zhvillimin dhe mbajtjen e forcës së lëvizjes së këmbës.

Këmba e fëmijës ka nevojë për mbrojtje nga të ftohtët dhe nga objektet e mprehtë, si dhe kërkon lirshmëri për lëvizje. Rrëzimet e fëmijëve shkaktojnë lëndime të shumta. Një taban këpucë që nuk është as e rrëshqitshme apo e ngjitshme është më e mira.

kepuceMateriali

Një material i ajrosur mund të jetë më i mirë, sidomos në klimë të ngrohtë. Shmangni format e çuditshme, si gishtërinj të shtrëmbëruar, taka të ngritura dhe taban këpuce të fortë, pasi janë të këqija për këmbët. Gjëja më e mirë që mund të bëhet për fëmijën, është inkurajimi i tij për aktivitet fizik dhe të shmangim të ngrënët pa kontroll. Mos harroni se këpucët e ashtuquajtura korrigjuese, shtesat, ortopediket ose bracet janë të paefektshme dhe e bëjnë fëmijën të pakënaqur. Trajtimi natyral është i sigurt, i lirë dhe efektiv. Loja është puna e fëmijës.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim