Italia do të dhurojë vaksina për Shqipërinë dhe Kosovën/ 15 mln doza për vendet e varfëra deri në fund të vitit 2021

Italia do të dhurojë 15 milionë vaksina kundër koronavirusit brenda vitit 2021 për vendet e varfra, duke futur në listë Shqipërinë dhe Kosovën.

Këtë e ka deklaruar MInistri i Jashtëm Luigi di Maio në një konferencë ditën e djeshme në Itali. Sipas tij, deri më tani Italia ka shpenzuar 385 milionë euro në programin “Covax Facity” me impenjimin për të ndihmuar në shpërndarjen e vaksinave për vendet në nevojë.

“Italia do të dhurojë 15 milionë doza vaksinë për vendet e varfra brenda vitit 2021 e gjatë javëve të fundit ka lehtësuar dhurimet e dozave në favor të vendeve në nevojë për vaksinë si Shqipëria, Kosova, Libia, Yemen e Indonezia.” – është shprehur Di Maio.

Sipas mediave italiane, vendi fqinj deri më tani ka kryer mbi 75 milionë doza vaksina anti-Covid ndërkohë që janë vaksinuar me të dyja dozat mbi 67 % e popullsisë mbi moshën 12 vjeç. Objektivi i autoriteteve italiane është që brenda datës 15 shtator të vaksinohen rreth 80% e popullsisë rezidente.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi