Covid po i merr jetën foshnjave dhe grave shtatzënë në Kosovë! Ndërron jetë fëmija 3-javësh

Një foshnje vetëm 3-javëshe ka ndërruar jetë në Kosovë, pas infektimit me Covid 19.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme dhe është konfirmuar nga drejtoresha e Neonatologjisë Dr. Hajrije Ismaili, raportojnë mediet kosovare.

“Fëmija, i konfirmuar me Covid 19 ishte në gjendje të kritike. Ka pasur pneumoni të rëndë, vazhdimisht ka qenë në intubim si pasojë e infeksionit të rëndë në mushkëri”, deklaroi Ismaili.

Sipas informacioneve, e gjithë familja e viktimës kanë qenë të infektuar me Covid 19.
Mjekët në Kosovë kanë bërë thirrje për vaksinim të grave shtatzëna dhe lehona. Sipas gjinekologëve dhe infektologëve, vaksinat kundër Covid 19 nuk ndikojnë në shëndetin e shtatzënave dhe frytit të tyre dhe as nuk pengojnë procesin e gjidhënies.

Fatkeqësisht brenda një jave në Kosovë kanë vdekur katër gra shtatzëna. Një ditë më parë, humbi betejën me koronavirusin Liberta Selaci, një një make-up artiste e njohur nga Vushtria.
28-vjeçarja ishte shtatzënë dhe prej ditësh ndodhej në gjendje të rëndë.
Dje janë raportuar 21 humbje jete në Kosovë, duke e çuar në 2.605 numrin total të viktimave në vend.

Postime të ngjashme

Dërgonin pacientë me kancer në klinikat private, SPAK mbyll hetimet për Onkologjikun
Fruthi rikthehet fuqishëm në SHBA, 5 viktima në Pensilvani/ Mbi 3,650 raste gjatë vitit 2026
Shqipëria zgjeron mbrojtjen ndaj HPV-së, nis edhe vaksinimi kundër gripit sezonal
Rreth 16 milionë kg mish derri nga Brazili, BE e ndaloi, Shqipëria vazhdon të importojë me shumicë
Anulohet tenderi prej 50 milionë eurosh për hemodializën
A do ta shërojë AI kancerin? Ja çfarë thotë shkenca
Kostoja e shëndetit, 8% e shqiptarëve nuk përballojnë ekzaminimet, e dyta më e lartë në Europë
“Ministri e vdekjes”- Protestuesit ndalen para ministrisë së Shëndetësisë