Kamera e fshehtë e emisionit “Stop” të televizionit Klan u ndal në disa qendra shëndetësore këtë të hënë.
Në qendrën numër 7, qytetari arriti të marrë një raport shëndetësor, duke i thënë mjekut, se i duhej, pasi do të martonte vëllain në Sarandë. Qytetari e mori dokumentin e kërkuar me diagnozën e sëmundjes në veshka.
Në Qendrën Shëndetësore në Kamëz, u sigurua një raport 10 ditor, duke paguar 10 mijë lekë të vjetra e me diagnozën Bronkopneumonia Sinistra.
Ndërsa në qendrën shëndetësore numër 11, në Bregun e Lumit, qytetarja bën vaksinë Pfizer, pasi thotë, se i duhet të shkojë në Zvicër. Për këtë shërbim, që shteti e jep falas, shefi i qendrës Besjan Shehu merr 20 mijë lekë të vjetra.

