Mjekja Brati: Varianti Delta nuk shkakton forma më të rënda tek fëmijët

Blerta Brati, mjeke mikrobiologe

Shtetet e Bashkuara përjetuan, nga qershori deri në gusht, një shpërthim të kontaminimeve dhe shtrimeve në spital tek fëmijët dhe adoleshentët, duke rritur frikën tek këta subjekte të rinj shfaqjen e formave të rënda të Covid-19 për shkak të variantit Delta. Autoritetet shëndetësore amerikane sapo kanë publikuar raportin e tyre në bazë të të dhënave të para.

Varianti Delta nuk shkakton raste më të rënda të Covid-19 tek fëmijët dhe adoleshentët në krahasim me variantet e tjera, sipas të dhënave të para të publikuara të Premten nga autoritetet shëndetësore amerikane. Shqetësimet për pasojat e variantit Delta tek më të rinjtë ishin rritur për disa javë në Shtetet e Bashkuara, përballë një numri në rritje të fëmijëve të shtruar në spital. Qendrat për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (CDC), agjencia kryesore federale e shëndetit publik në vend, studioi të dhënat nga pacientët e shtruar në spital për Covid-19 në 99 qarqe në 14 shtete, duke mbuluar rreth 10% të popullsisë amerikane.

Gjithashtu në një studim tjetër, nënvizohet roli i vaksinave. “Më shumë fëmijë kontraktojnë COVID-19 sepse sëmundja po qarkullon më shumë, ”tha drejtoresha CDC, Rochelle Walensky të enjten për dy studimet. Sipas saj, ato demonstrojnë, nga njëra anë, se “vaksinimi funksionon”, dhe nga ana tjetër, “nuk ka pasur rritje të ashpërsisë së sëmundjes tek fëmijët”.

Mendoj se është me të vërtetë përvoja e shtatorit dhe tetorit që do të na japë informacion konkret mbi aftësinë tonë për t’u kthyer në një jetë pak a shumë normale me masa pak a shumë sanitare dhe me vaksinim. Kemi disa muaj para nesh për të parë se ku është varka. Eshtë e qartë se ne jemi në një situatë shumë më të favorshme sesa para vaksinimit.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi