Novavax nis testimin e vaksinës së kombinuar kundër Covid-19 dhe gripit sezonal

Kompania e prodhimit të vaksinave, Novavax ka thënë të mërkurën se ka nisur fazat e para të testimit të vaksinës së kombinuar kundër gripit sezonal dhe COVID-19, sëmundjes që shkakton koronavirusi.

Testimi, që do të kryhet në Australi, do të përfshijë 640 persona të rritur e të shëndetshëm të moshave 50-70 vjeç, të cilët ose kanë qenë të infektuar me koronavirus, ose kanë marrë ndonjë vaksinë kundër këtij virusi tetë javë para studimit. Pjesëmarrësit do të marrin një dozë të kombinuar nga vaksina e saj kandidate kundër koronavirusit dhe ajo e gripit sezonal, bashkë me një përforcues vaksinash.

“Kombinimi i këtyre dy vaksinave mund të rezultojë me më shumë efikasitet për sistemin e kujdesit shëndetësor dhe të krijojë nivele më të larta të mbrojtjes kundër COVID-19 dhe gripit sezonal me një regjim të vetëm”, ka thënë Gregory Glenn, president për Kërkime dhe Zhvillim në Novavax, përmes një deklarate, raporton REL. Novavax ka thënë në muajin maj se pret që kombinimi i këtyre dy vaksinave të jetë kritik në luftim të varianteve të koronavirusit.

Në studimet para-klinike, vaksina e kombinuar ka ofruar përgjigje të mirë ndaj varianteve Alfa dhe Beta, si dhe ka ofruar mbrojtje kundër koronavirusit. Novavax pret që rezultatet e testimeve klinike t’i ketë të qasshme në pjesën e parë të vitit 2022./ REL/

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet