Mjekja sqaron: A shkakton vaksina fertilitet?

Ornela Ademi, drejtuesja e një prej komiteteve të EMA-s (Agjencia Evropiane e Barnave), sqaroi se edhe personat që e kanë kaluar Covid-19 rekomandohet ta bëjnë vaksinën.

“Në bazë të studimeve klinike është vënë re që pasi ke kaluar Covidin, imuniteti është i lartë, por kur bën vaksinën është pak më i lartë”, tha ajo në një lidhje në Skype nga Hollanda, për “Abc e Mëngjesit”. Më tej, mjekja ka bërë me dije se vaksina nuk ndikon te fertiliteti dhe të gjitha ato që thuhen janë teori konspirative.

“Nuk është e vërtetë që ndikon në fertilitetin, nuk ka të dhëna të tilla. Përpara se një medikament të hidhet në treg shihen efekte anësore të tij. Përsa i përket vaksinës nëse do të kishte një efekt të tillë, vaksina nuk do të konfirmohej. Prandaj po të hysh te faqja e EMA, shikon që nuk ka lidhje dhe shikon të gjitha informacionet nëse duhet bërë vaksina. Vajzat dhe djemtë që kanë në plan duhet ta bëjnë vaksinën dhe nuk ndikon te fertiliteti”.

Ndërsa sa i përket, grave që janë shtatzënë, Ademi ka rekomanduar bërjen e vaksinës, por nëse ato nuk kanë kontakte me njerëz të shumtë, mund edhe mos ta bëjnë.Nuk ndikon as te fetusi, por sipas studimeve klinike duhet bërë kujdes, nese një person shtatzënë nuk del shumë, nuk ka kontakt me njerëz, atëherë mund edhe mos ta marrë vaksinën”.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet