Studimi/ Sa është rreziku i infektimit me Covid-19 gjatë fluturimit me avion?

Rreziku i ekspozimit ndaj Covid-19 gjatë një fluturimi ku çdo pasagjer ka rezultuar negativ, është më pak se 0.1 përqind, sipas hulumtimeve të reja.

Studimi i ri përdori të dhëna nga rreth 10 mijë udhëtarë në aeroportet JFK, Atlanta, në Nju Jork, dhe Fiumicino në Itali. Ky studim i kryer nga Departamenti i Shëndetësisë në Georgia dhe nga Mayo Clinic, thotë se normat e infeksionit në fluturimet ku kryhen testime për Covid-19 ishin 0.5 përqind, ose 5 në 10.000 pasagjerë, krahasuar me 1.1 përqind, ose 1 në 100 persona, në komunitet.

Dr. Henry Ting, shefi i shëndetësisë i linjës ajrore Delta, tha: “Kur kombinojmë shkallën jashtëzakonisht të ulët të infeksionit gjatë një fluturimi ku kryhen testime Covid-19, me masat e mbrojtjes në bord, përfshirë mbajtjen e detyrueshme të maskës dhe filtrimin e ajrit, rreziku i transmetimit është më pak se një në një milion në fluturime të gjata si për shembull, nga Shtetet e Bashkuara në Mbretërinë e Bashkuar.

Këto të dhëna do të jenë më pozitive me rritjen e normave të vaksinimit dhe uljen e rasteve të reja në të gjithë botën”. Ai shtoi: “Ne do të jetojmë me variantet e COVID-19 për njëfarë kohe”.

Studimi është botuar në revistën mjekësore Mayo Clinic Proceedings. Nga ana tjetër, shefi ekzekutiv i Aeroportit Gatwick ka bërë thirrje që të hiqet plotësisht testimi i udhëtarëve plotësisht të vaksinuar që kthehen në Mbretërinë e Bashkuar, duke i quajtur kufizimet ekzistuese të udhëtimit “të papërshtatshme”.

“Në një kohë kur nivelet e vaksinimit në të gjithë Europën janë të krahasueshme, apo edhe më të mira se në Mbretërinë e Bashkuar, ka ardhur koha që testimi të hiqet krejtësisht për udhëtarët që kanë marrë dy doza vaksine”, tha ai në një deklaratë.

Shefi i aeroportit të dytë më të madh në Mbretërinë e Bashkuar shtoi se besimi i udhëtarëve në Mbretërinë e Bashkuar ishte “shkatërruar” dhe se industria e udhëtimeve kishte nevojë urgjente për një shpëtim “në mënyrë që të fillojmë të rimëkëmbemi siç duhet nga periudha më e vështirë në historinë tonë”./ Monitor/

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi