Situata COVID-19: Identifikimi, testimi dhe monitorimi i pacientëve

Referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku vetëm gjatë 24 orëshit të fundit u raportuan, 864 raste të reja, 4 humbje jete dhe 175 të shtruar në spitale, situata duket shqetësuese. Shqipëria mund të përjetojë një valë të re pandemie, ashtu sikurse ishte folur edhe nga ekspertët.

Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Në gjurmën e parave të Covid-19’, zbardh këtë të dhënë, si më poshtë:

Testimi i popullatës dhe analiza bëhet nga grupe epidemiologjike dhe laboratori i virologjisë në ISHP. Në përgjithësi, 70 grupe epidemiologjike raportohet të veprojnë në të gjithë vendin për të marrë tampona duke testuar rreth 1400 pacientë në ditë. Ndërkohë, 12 njësi të lëvizshme janë shtuar në mjetet në dispozicion të ekipeve të hetimit epidemiologjik, në sajë të bashkëpunimit dhe ndihmës së USAID.

Rritja e numrit të kërkesave për testim, veçanërisht në zonën Tiranë-Durrës dhe mundësitë e kufizuara të grupeve epidemiologjike janë shoqëruar me një rritje të kohës së pritjes nga 1 në 3 ditë (media ka raportuar se qytetarët kanë pritur deri në 9 ditë për të bërë testin) për pacientët që dyshohet se janë infektuar dhe një rritje nga 24 në 72 orë për përgjigjen e testit nga laboratori i virologjisë. Këto vonesa kanë rritur numrin e pacientëve që fillojnë trajtimin me antibiotikë pa u konfirmuar si të infektuar me Covid-19, si dhe ata që fillojnë trajtimin vonë pasi presin për rezultatet e testit. Nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Në gjurmën e parave të Covid-19’.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi