Mjeku Alimehmeti: Dallga e infektimeve do bjerë nga vaksinimet

Ndonëse kemi shifra të larta të të infektuarve dhe po ashtu edhe në spitalet covid madje edhe humbje jete çdo 24 orë, mes tyre dhe persona që i kanë bërë të dy dozat e vaksinës, i ftuar për televizionin Top Channel, epidemiologu Ilir Alimehmeti shprehet optimist për situatën. Duke iu referuar shifrave zyrtare që raportohen Alimehmeti shpreson se kjo vale e katërt do të bjerë më shpejt.

Ndërkohë Danimarka ka hequr të gjitha kufizimet për qytetarët dhe sipas epidemiologut Ilir Alimehmeti edhe Shqipëria shumë shpejt do të arrijë në këtë pikë për faktin se një përqindje e lartë e qytetarëve kanë fituar imunitet natyral dhe bashkë me të vaksinuarit barriera është edhe më e madhe.

Transmetueshmërinë e lartë të mutacionit Delta po e përshpejtojnë edhe qytetarët të cilët edhe pasi diagnostikohen me covid nuk izolohen apo familjarë të tyre të cilët nuk respektojnë protokollin e përcaktuar nga mjekët.

Postime të ngjashme

Siguria ushqimore, OBSH: Rreth 866 milionë njerëz sëmuren çdo vit nga ushqimi i kontaminuar
10 ushqimet më hidratuese
Studimi: Vaksina kundër kancerit mund të zhdukë plotësisht tumoret
"Shet produkte të rrezikshme"- Komisioni Europian gjobit TEMU-në me 200 mln dollarë
8 fruta me përmbajtje të ulët sheqeri
Shpërthimi i Ebolas, OBSH shpall emergjencë globale
“Sterilizimi”/ Shtyhet gjyqi për ish-ministrin Ilir Beqaj, ja kur do të mbahet seanca e radhës
Asambleja e OBSH, ministrja Sala prezanton prioritetet e Shqipërisë në shëndetësi