Si ka evoluar situata e COVID-19 në Shqipëri

Referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku vetëm gjatë 24 orëshit të fundit u raportuan, 410 raste të reja, 5 humbje jete dhe 195 të shtruar në spitale, situata duket shqetësuese. Shqipëria mund të përjetojë një valë të re pandemie, ashtu sikurse ishte folur edhe nga ekspertët.

Një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Në gjurmën e parave të Covid-19’, zbardh këto të dhënë, si më poshtë:

Nga tabela e mësipërme kuptojmë se si ka evoluar situata e Covid-19 dhe veprimet e
ndërmarra nga Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale. Duhet theksuar se rritja
e numrit të testeve u shoqërua me një rritje në zbulimin e personave të infektuar me
Covid-19. Specialistët e Shëndetit Publik raportojnë se situata mund të përkeqësohej në muajt e ardhshëm. Për të kuptuar impaktin e veprimeve, mund t’i referohemi përqindjes të pacientëve të infektuar kundrejt numrit të përgjithshëm të testeve dhe përqindjes të
humbjes së jetës kundrejt pacientëve të infektuar.

Grafiku i mësipërm tregon përqindjen e humbjes të jetës në pacientët e infektuar me Covid-19, e cila është ulur, duke çuar në teorinë se agresiviteti i virusit gjithashtu është ulur. Ndërsa vihet re se përqindja e pacientëve të infektuar me Covid-19 është rritur në krahasim me numrin e testeve, kjo tregon që virulenca e infeksionit është rritur dhe ndikuar nga heqja e kufizimeve pas 1 qershorit. Nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Në gjurmën e parave të Covid-19’/2020.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet