“Delta mbizotërues”/ Mjeku Alimehmeti flet për përhapjen e varianteve të reja të Covid

Përhapja e varianteve të reja të Covid është një ndër shqetësimet kryesore në të gjithë botën, pasi ka sjellë rritjen e numrit të të infektuarve ditorë dhe të vdekshmërisë. Këtë të martë në ABC Live në një panel mjekësh është diskutuar në lidhje me ndikimin që kanë variantet e reja në lidhje me numrin e të infektuarve dhe sa të rrezikshëm janë ato për të ardhmen.

Epidemiologut Ilir Alimehmeti ka dhënë detaje në lidhje me situatën pandemike ku ka theksuar se qëndrueshmëria e shifrave të të infektuarve është një shpresë për uljen e numrit të infektimeve në ditët në vijim.

Ndër të tjera ai ka folur në lidhje me përhapjen e varianteve të reja ku theksin e ka vënë tek varianti Delta duke e quajtur dhe më mbizotërues se të tjerët.

“Situata është e qëndrueshme që do të thotë se s’kemi diferencë nga java në javë pasi më parë kishim një dyfishim të rasteve. Kemi një frenim dhe të shpresojmë që jemi në fazën ku shpresojmë të shikojmë një ulje të numrit të rasteve. Ne po presim dhe thyerjen e kurbës së të infektuarve duke menduar që me situatën e qëndrueshme të kemi dhe një rënie.

Variantin nuk e ndan klinikisht por përmes sekuencimit gjenetik. Varianti gjatë qershorit dhe korrikut ka pasur një përqindje prej 1-2% dhe duket se kohët e fundit në Evropë është zhdukur, është mbizotërues në Amerikën Jugore. Mu është shfaqur që në janar të vitit 2021 dhe duket se ka pasur kohë mjaftueshëm për tu përhapur, por duket se delta është më mbizotëruese në Evropë dhe duket se po na ruan nga varianti Mu. Kolumbinë, Perunë i ka kapur shumë, ndërsa Brazilin jo për shkak se aty mund të ketë më shumë imunitet natyral. Varianti alfa është një tjetër variant që nuk e kapërcen imunitetin, për Deltën u mendua sërish një gjë të tillë dhe CDC e tha se një gjë e tillë nuk ka asnjë ndikim”, ka thënë ai.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet