Ja situata shëndetësore e personave me aftësi të kufizuar gjatë periudhës së pandemisë COVID-19

Referuar shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, ku vetëm gjatë 24 orëshit të fundit u raportuan, 995 raste të reja, 5 humbje jete dhe 195 të shtruar në spitale, situata duket shqetësuese. Shqipëria mund të përjetojë një valë të re pandemie, ashtu sikurse ishte folur edhe nga ekspertët.

Ndërkaq, një raport studimor i publikuar nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar’, zbardh këto të dhëna që paraqiten në Grafikun 16, si më poshtë:

Pjesëmarrësit u pyetën lidhur me vendin ku e trajtonin paaftësinë e tyre, para dhe pas pandemisë COVID-19.

Mund të vihet re se ka dallime të mëdha para dhe pas pandemisë lidhur me këtë tregues.
Kështu, para pandemisë 6.1% e PAK trajtoheshin në një qendër rezidenciale, po kjo
përqindje ulet në 0.6% pas pandemisë; para pandemisë 9.7% e PAK trajtoheshin në një
qendër ditore vs. 0.6% pas pandemisë; para pandemisë 6.4% e PAK trajtoheshin në një
qendër komunitare vs. 0.3% pas pandemisë. Pas pandemisë u rrit dukshëm përqindja e
PAK që e trajtonin në shtëpi paaftësinë e tyre (60.3% vs. 45.8% para pandemisë). Po kështu, 31.9% e PAK e trajtonin paaftësinë e tyre në vende të tjera veç këtyre të përmendura (si spital, klinikë, kishë, apo vende të tjera) krahasuar me 23.3% që bënin diçka të tillë pas pandemisë. Këto ndryshime rezultuan shumë domethënëse nga ana statistikore (vlera e p-së sipas testit McNemar për dy mostra të lidhura <0.001). Për t’u shënuar është edhe fakti që 15% e personave me aftësi të kufizuar e ndërprenë trajtimin e aftësisë së kufizuar të tyre pas pandemisë (Grafiku 16). Nga Shoqata Together for Life, me mbështjen e Fondacionit Westminster për Demokraci, i titulluar ‘Ndikimi i COVID-19 tek personat me aftësi të kufizuar’ /2020.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet