Mjeku Kalo ngre shqetësimin: Nuk po respektohen masat anti-Covid, po e presim krahëhapur virusin

Mjeku i njohur Tritan Kalo ka reaguar në lidhje me respektimin e masave anti-Covid në linjat e autobusëve në Tiranë të cilat përveç se udhëtarëve, nuk zbatohen as nga punonjësit, shoferët dhe faturinot.

Në një postim në FaceBook, mjeku tregon se në autobus janë vetëpm dy persona me maskë, ndërsa ka paralajmëruar se nëse vazhdohet pa zbatuar rregullat e masave, atëherë Shqipëria do të pësojë një rritje të madhe të rasteve infektive me virus.  “Quo vadis Tirana ime!!!”, e mbyll shkrimin mjeku Tritan Kalo.

Postimi i plotë i mjekut Tritan Kalo: 

“Kohë kovidiane….15.09.2021….Udhës për në spitalin Covid-1 të QSUT….Jemi 28 individë në autobuzin e ri të Unazës së Madhe…. Dy pasagjerë me maskë, unë dhe një tjetër…. Shoferi e fatorino Jo e Jo…..Welcome Sars-Cov2/Covid-19…..
Të pritëm krahëhapur në plazhe e kudo gjatë Verës, po vijojmë të presim po krahëhapur edhe në Vjeshtë, ani pse viruse të tjerë respiratorë kanë filluar “të hedhin valle” rreth nesh…..Quo vadis Tirana ime!!!”

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim