Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia jep dorëheqjen

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës, Arben Vitia ka dhënë dorëheqjen nga posti ditën e sotme.

Ai shprehet se detyrën ia ka kaluar zv. ministres, zv/ministres Dafina Gexha. Sipas tij, pandemia përveçse ekspozoi brishtësinë e sistemit të shëndetësisë, tregoi sa i rëndësishëm është shëndeti.

“Detyra e ministrit është me privilegj dhe përgjegjësi të madhe. Pata privilegjin t’i shërbej popullit që i përkas në një kohë të vështirë. U jam mirënjohës përjetë për besimin e marrë. Kjo përvojë e përbashkët na ka transformuar të gjithëve. Unë besoj fuqishëm se së bashku do ta kalojmë këtë test. Suksesi ynë do të varet nga disiplina. Sa më shumë qytetarë të vaksinuar, aq më shumë jetë të shpëtuara. Vaksinimi na ndihmon të rikthehemi në një normalitet të ri. Pavarësisht suksesit tonë në vaksinim duhet të vazhdojmë të zbatojmë masat. Për hir të jetës, fëmijëve, të moshuarve. Por veçanërisht për të gjithë ata burra, gra, vajza e djem që u ndanë nga ne në përpjekje për të përballuar këtë betejë. Edhe pse shkenca ka avancuar ky virus po i tregon njerëzimit të vjetrën që duhet të bëjmë kujdes si e trajtojmë natyrën.

Pandemia përveçse ekspozoi brishtësinë e sistemit të shëndetësisë na tregoi sa i rëndësishëm është shëndeti. Covid e shtoi rëndësinë e besimit dhe bashkëpunimit nga perspektiva ekonomike. Si ministër ka pritur çdo kritikë dhe këshillë. Të dashur qytetarë, më lejoni tju njoftoj edhe me një vendim  që kam marrë në bashkërendim me kryeministrin Kurti. Sot po e përmbyll angazhimin tim. Në këtë detyrë në të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti ndaj të cilit do të jem mirënjohës. Qytetarët treguan mirëkuptim kulturë dhe vetëdije të lartë duke mbrojtur së bashku shëndetin publik. Unë ja transferoj përgjegjësinë zv/ministres Dafina Gexha”,  tha Vitia.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet