Studimi/ Njerëzit mund të vuajnë edhe nga “gripi i gjatë”, në mënyrë të ngjashme me Covid-19

Njerëzit që janë sëmurë me grip, mund të vuajnë nga simptoma afatgjata, në një mënyrë të ngjashme me Covid-in e gjatë, tregon një studim.

Një studim nga Universiteti i Oksfordit, analizoi të dhënat shëndetësore të njerëzve të diagnostikuar me grip dhe Covid-19, kryesisht në SHBA. Të dyja grupet – me nga më shumë se 100 mijë pacientë, përfshinin njerëz që kërkonin kujdes shëndetësor për simptoma që zgjasnin tre deri në gjashtë muaj pas infektimit. Këto përfshinin probleme si ankth, vështirësi në frymëmarrje, lodhje dhe dhimbje koke. Pacientët me Covid-19 kishin më shumë gjasa të kishin simptoma afatgjata,  42% kishin të paktën një simptomë të regjistruar, krahasuar me 30% për personat me grip.

Të dyja grupet përfshinin njerëz që ka të ngjarë të kenë qenë mjaft të sëmurë me viruset, kështu që normat e sëmundjeve afatgjata nuk duhet të shihen si përfaqësuese të popullatës së përgjithshme. Por studiuesit thanë se të dy viruset mund të shkaktojnë probleme afatgjata shëndetësore. Profesor Paul Harrison, një nga studiuesit kryesorë, tha: “Shumë prej nesh që kanë përjetuar gripin, e dinë se nuk do të ndiheni më mirë aq shpejt sa shpresonit”. Shkalla më e lartë e zgjatjes së simptomave në grupin Covid-19, mund të jetë ndikuar nga fakti se njerëzit mund të kenë më shumë gjasa të kërkojnë kujdes për simptomat afatgjata.

Sidoqoftë, ata thanë se ka të ngjarë që simptomat e vazhdueshme të ishin më të zakonshme për Covid-19 sesa gripin. Studimi, i botuar në revistën PLOS Medicine, shqyrtonte vetëm simptomat afatgjata. Nuk dihet se për sa kohë ata që kërkonin ndihmë ishin përballur me probleme shëndetësore – mund të kishte qenë për disa ditë ose javë.

As ashpërsia e simptomave nuk u dokumentua në studim. Studiuesit pranuan se kishte prova në rritje se personat që ishin sëmurë rëndë me Covid-19 mund të kishin simptoma afatgjata dhe dobësuese. Ata thanë se duheshin më shumë kërkime për çështjen e Covid-it të gjatë, por thanë se studimi gjithashtu hodhi dritë mbi faktin se sa pak njihet për simptomat e gjata të shkaktuara nga gripi.

“Simptomat afatgjata të gripit janë neglizhuar më parë,” shtoi doktor Max Taquet, një nga studiuesit kryesorë të kërkimit./ BBC

Postime të ngjashme

'Çohu o dreq mos bëj si e sëmurë'/ Infermierja te Psikiatria keqtrajton pacientët, reagon QSUT: Rast i papranueshëm, janë marrë masa për punonjësen
Mashtronin njerëzit me ilaçe false për sëmundje të rënda, goditet rrjeti kriminal që operonte në 15 shtete të Europës
Shkarkohet drejtori i Fondit të Sigurimit të Kujdesit Shëndetësor! Ja kush emërohet
Çfarë dihet për rastet e hantavirusit të lidhura me shpërthimin vdekjeprurës në anijet turistike
PCOS tani quhet PMOS. Çfarë duhet të dini rreth ndryshimit të emrit dhe çfarë do të thotë kjo për kujdesin
Sterilizimi, shtyhet seanca ndaj ish-ministrit të Shëndetësisë Ilir Beqaj
Studimi i ISHP: Të rriten taksat për pijet me sheqer, të ulen për të shëndetshmet
Ngacmoi seksualisht pacienten 21-vjeçare, arrestohet kirurgu