1 në çdo 7 adoleshentë vuan nga shëndeti mendor

Shëndeti mendor në fokus të UNICEF, që lëshon alarmin. Sipas statistikave të fundit të bëra publike, rezulton se në çdo 7 adoleshentë, njëri prej tyre vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Nga diagnostikimet në botë rezulton se 89 milionë janë djemë dhe 77 milionë janë vajza. Dhe kur shqetësimet rëndohen e bëhen të pasuportueshme, bën që 46 mijë adoleshentë të kryejnë vetëvrasje, 1 në çdo 11 minuta.

Sot ankthi dhe depresioni përfaqësojnë 40% të shqëetësimeve mendore dhe më të larta shifrat paraqiten në Lindjen e Mesme, Afriken e Veriut, Ameriken Veriore dhe në Evropën Perëndimore.

Sipas një punë kërkimore të London School of Economics rezulton se qeveritë investojnë shumë pak ose aspak për të përballuar këto probleme që prekin rëndë shoqërinë. Në fakt në nivel global, vetëm 2% e fondeve qeveritare të dëstinuar për shëndetësinë i takojnë sferës së problemeve mendore.

Në listën e shqetësimeve më problematike renditen ADHD, ankth, autizëm, shqetësim bipolar, depression, luhatje në ushqyerje e skizofreni, që dëmtojnë rëndë fëmijët e automatikisht kthehen në një plagë të rëndë të shoqërisë bashkëkohore në mbarë globin.

Postime të ngjashme

EMRI/ Ndalohet drejtori i Spitalit të Fierit, zbardhen detajet e para
Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?