6 ushqimet më të mira dhe më të lira

Blerina Bombaj, dietologe

Ushqimi i shëndetshëm nënkupton edhe kosto të lartë. Por jo gjithmonë. Ushqimi i stinës dhe i vendit veze fshatiështë gjithmonë zgjedhja më e mirë kur duam të ushqehemi shëndetshëm dhe me ekonomi. Ja se si mund të rrisni në mënyrë drastike cilësinë e dietës suaj pa u shpenzuar:

  1. Lëng mishi: lëngu i kockave të mishit i bërë në shtëpi është i pasur në minerale kyç për imunitetin, forcon kockat, kuron aparatin tretës dhe lufton infeksionet.
  2. Fasulet: burim i shkëlqyer i energjisë dhe proteinave, i fibrave dhe mineraleve. Ndihmojnë në parandalimin e hipertensionit, diabetit, mbipeshës dhe kancerit të zorrës së trashë.
  3. Vezë fshati: burim ideal i proteinave, fosfolipideve, omega 3 dhe antioksidantëve.
  4. Sardelet: burim i shkëlqyer i acideve lyrore omega 3 dhe proteinave. Kur konsumohen bashkë me halat janë ideale për kockat dhe muskujt.
  5. Turshitë: ideale për shëndetin e aparatit tretës, por kujdes me kripën. Duhet t’i shpëlani dhe t’i evitoni nëse jeni me hipertensioni.
  6. Zarzavatet dhe frutat e stinës: burim i pazëvendësueshëm i antioksidantëve, fibrave dhe vitaminave.

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a