Ambasada amerikane ndriçohet rozë/ Mesazh për të nënvizuar rëndësinë e këtij muaji për gratë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë është ndriçuar në rozë mbrëmjen e kaluar për të nderuar muajin Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se ky është një mesazh për të nënvizuar rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më herët.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara është ndriçuar rozë në nder të Muajit të Ndërgjegjësimit për Kancerin e Gjirit, një mesazh për të nënvizuar rëndësinë e edukimit të grave dhe vajzave se si mund të zbulojnë kancerin sa më herët dhe të jetojnë jetë të shëndetshme. Në Shqipëri, më shumë se 700 gra diagnostikohen me kancerin e gjirit çdo vit dhe një e treta e tyre humbasin jetën. Zbulimi i hershëm bën ndryshim shumë të madh në trajtim dhe mbijetesë. Mbroni veten, bëni mamografinë!” shkruan ambasada. /abcnews.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet