Gripi i tipit A qarkullon prej një muaji në vendin tonë

Gripi i stinës po qarkullon në vendin tonë që prej një muaji. Dy rastet e para të gripit janë konfirmuar një muaj me parë. Bëhet fjalë për 2 qytetarë që janë konfirmuar me grip të tipit A.

Vaksinimi i qytetarëve kundër gripit ka nisur më 25 tetor. Vaksina e gripit mund të bëhet në të njëjtën kohë me atë anti-Covid. Sipas mjekëve ky kombinim jep më shumë mbrojtje.

Prioritet kanë personat mbi 65 vjeç, ata me sëmundje kronike, si edhe gratë shtatzënë. Bashkë me qarkullimin e COVID, gripi i stinës dhe virozat respiratore pritet ta rëndojnë situatën epidemiologjike në dimër. Prandaj është e rëndësishme që qytetarët të mos heqin maskat si dhe të vaksinohen ndaj COVID dhe gripit të stinës.

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve