Artriti/ Tri mënyra natyrale për ta trajtuar atë

Artriti është një sëmundje inflamatore që prek kyçet. Kjo sëmundje shkakton shumë dhimbje për pacientin. Deri më tani, në mjekësi janë regjistruar plot 200 lloje të artritit dhe reumatizmës që prekin njerëzit në një moshë të caktuar. Zakonisht, artriti prek njerëzit në moshë të mesme dhe shpërthen pas moshës 50 vjeçare.Artriti është një sëmundje që nuk ka një shkaktar të vetëm. Ai mund të shfaqet si pasojë e një lëndimi të indeve, moshës, çrregullimeve imunitare apo infeksionit. Kompanitë farmaceutike kanë prodhuar me qindra ilaçe kundër artritit. Megjithatë, efektet anësore të tyre shpesh janë të dëmshme për shëndetin.

Disa kura natyrale për trajtimin e sëmundjes

Xhenxhefili: Xhenxhefili është një zhardhok i shkëlqyer me shumë vlera. Përbërësit e tij luftojnë inflamacionin në organizëm. Duke e pirë si çaj, xhenxhefili do të forcojë sistemin imunitar dhe do të pakësojë inflamacionin. Pacientët që vuajnë nga artriti duhet të pijnë të paktën një filxhan me çaj në ditë. Në një gotë ujë zieni 2 cm xhenxhefil të prerë në feta. Çajin mund ta përzieni me limon dhe mente për një shije të plotë.

Shafrani i Indisë: Shafrani i Indisë është një nga ato erëza që krahasohet me një ilaç mrekullibërës. Ai përmban shumë antioksidantë që parandalojnë radikalet e lira që dëmtojnë qelizat. Shafrani është i shkëlqyer për të forcuar sistemin imunitar. Shafranin e indisë e gjeni në markete. Ai mund të përdoret si çaj ose në formën e kapsulave.

Aloe Vera: Tradicionalisht jemi mësuar që këtë bimë ta përdorim për shëndetin e lëkurës. Por xhelin e aloe verës mund ta përdorni edhe për të lyer kyçet për të përjetuar një lehtësim.

Artriti është një sëmundje që duhet mbajtur nën kontroll. Kjo sëmundje vështirëson përdorimin e gishtave dhe duarve. Ajo shkakton shumë dhimbje veçanërisht nëse prek kyçet, gjunjtë apo këmbët. Aktiviteti fizik është i domosdoshëm. Ecja, noti janë të nevojshme kundër artritit dhe mbipeshës. Artriti është një sëmundje e keqe por mund të parandalohet falë një regjimi të shëndetshëm ushqimor, aktivitetit fizik dhe përdorimit të ushqimeve të lartpërmendura.

Postime të ngjashme

Polifenolet: Sekreti i të ushqyerit të shëndetshëm dhe mirëqenies
Qetësia mendore në punë: 6 mënyra për të ulur stresin dhe për t’u përqendruar
Kastraveci: Këto janë përfitimet e tij më të rëndësishme
Zakonet që do t'ju "shpëtojnë" nga fryrja e barkut
Këto 3 vitamina që ekspertët rekomandojnë të mos i merrni me stomak bosh
Sa kafe mund të pimë në ditë pa rrezikuar shëndetin? Ja çfarë thonë studimet
Brokoli apo lulelakra: Cila ka më shumë fibra dhe cila është më e shëndetshme?
3 rregulla të thjeshta për të humbur peshë shpejt