91 raste të reja me HIV AIDS/ Mjekët: Rastet janë zbuluar gjatë kontrolleve vullnetare, shumica meshkuj

Shqipëria ka një numër të ulët të personave me HIV/AIDS, por gjatë këtij viti të pandemisë së Covid-19 janë konstatuar 91 raste të reja. Pjesa më e madhe e tyre janë meshkuj dhe kryesisht ata që kryejnë marrëdhënie homoseksuale dhe të pambrojtura.

Raste të reja pozitive me HIV dalin zakonisht pas testimeve vullnetare por këtë vit, me vështirësinë që shkaktoi pandemia për të gjithë, pjesa më e madhe e tyre janë referuar nga klinika të tjera mjekësore.

Që nga rasti i parë i diagnostikuar me HIV në vitin ’93, në Shqipëri janë diagonstikuar 1493 persona, nga të cilët 47 fëmijë. Vetëm gjatë vitit 2021 kanë humbur jetën 10 pacientë, 5 prej tyre raste të reja, të cilët e kanë mësuar vonë sëmundjen./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim