Rama paralajmëron: Mund të vijë momenti ku do të ndaloheni të shkoni në punë nëse s’jeni të vaksinuar

Kryeministri Edi Rama, ka marrë ditën e sotme dozën e tretë të vaksinës kundër Covid.

Në një komunikim për mediat, Rama u bëri thirrje të gjithë qytetarëve të vaksinohen , ndërsa paralajmëroi se mund të vijë momenti kur mund të kërkohet edhe pasaporta e vaksinimit për të shkuar në punë. Gjatë fjalës së tij, kryeministri u shpreh se vaksina kundër COVID-19 nuk të mbron nga infektimi, por nga vdekja, pasi personat e vaksinuar e kalojnë virusin me simptoma më të lehta.

“Bëra sot vaksinë e tretë me zgjedhje të rastësishme. Unë nuk e kuptoj dot se si në shekullin XXI nuk i besohet shkencës. Si ka mundësi që kjo të jetë një lojë dhe asnjë kanal serioz informimi të mos flasë. I është mbyllur goja të gjitha mediave të botës dhe i është hapur goja atyre që nuk kanë lidhje me shkencën. Flasim për tu vaksinuar të gjithë akademitë e botës dhe flet kundër vaksinash një lumë konspiracioni në Facebook e internet. Kjo është skandaloze dhe të fyesh inteligjencën tënde që në vend ti besosh shkencës apo fakteve. Vaksina nuk të mbron nga infektimi por nga vdekja, e kalojnë në simptoma të lehta. Duhet të jemi të qartë që ne nuk mund ta lëmë këtë situatë në rrjedhje të lirë sepse mbajmë përgjegjësi,. I the të gjithëve se mund të vijë moment i që të ndalohen të shkojë në punë pa pasur kartelën e vaksinimi online . U them të gjithë atyre  që kanë të bëjnë me hapësira të sepse mund të vijë momenti që nuk mund të lejojnë të hyjnë në markete, u them edhe atyre që kanë dyqane të vaksinohet sepse mund tu mbyllet dyqani. Nuk mund të rrezikohet për shkak se një pjese i bën kërshillëk shkencës”, tha Rama.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim