Përgatitet një vaksinë e re/ EMA: Më e butë dhe pa teknologji mRNA

Quhet Vla2001 dhe bazohet mbi një teknologji të sprovuar në vaksina kundër gripit e të tjera të përdorura tek fëmijët. Krijon 40% më shumë antitrupa se AstraZeneca dhe ka një profil më të mirë sigurie.

Agjensia europiane e barnave, EMA ka nisur verifikimin e kësaj vaksine të re kundër Covid 19, të krijuar nga Valneva, një firmë franceze biotecnologjie, e që duket se do të jetë më e pranueshme se vaksinat e tjera e do të bindë edhe novax-ët e pabindur, sipas zyrtarëve europianë.

Studimet laboratorike dhanë rezultate të kënaqshme edhe pas fazës 3 të testimit mbi të rritur. Ato tregojnë se Vla2001 nxit prodhimin e antitrupave që godasin Sars-CoV-2 shumë me tepër se vaksina të tjera dhe mund të ndihmojë në mbrojtjen nga sëmundja.

Administrohet me dy doza 4 javë larg njëra tjetrës. Risia është se mbështetet në teknologjinë e virusit inaktiv dhe është e vetmja e këtij lloji e prodhuar në Europë.

Ajo përmban virus të dobësuar që nuk shkakton dot sëmundje, dhe forcon reagimin e sistemit imunitar të trupit. Është e njëjta teknologji e përdorur për pjesën më të madhe të vaksinave kundër gripit, shpjegojnë ekspertët, konsiderohet s dhe mund të bindë ata që nuk i shohin me sy të mirë teknologjinë mRNA.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet