“Po vjen fundi i varianteve të reja”/ Skënder Brataj apel qytetarëve për festat e fundvitit: Respektimi i masave anticovid shumë i rëndësishëm

Me ndryshimet e temperaturave ditët e fundit rritet mundësia e infektimit me Covid-19 për shkak të qëndrimit të gjatë në ambiente të mbyllura. Anëtari i Komitetit Teknik të Ekspertëve, Skënder Brataj shprehet se respektimi i masave anticovid dhe përdorimi i maskës në këto ambiente është shumë i rëndësishëm.

“Periudha e ftohtë vec Covid ka edhe sëmundjet e stinës, sidomos ftohja, ndryshimet e temperaturës, bëhet inflamacioni i rrugëve të sipërme të frymëmarrjes dhe të ndenjurit brenda me këto temperatura, për një kohë të gjatë, rrit shumë kollën që është një nga mënyrat më efikase të shpërndarjes së virusit. Maska është vendimtare”.

Mbrojtja më e mirë sipas Bratajt është vaksinimi, për t’i bërë ballë edhe varianteve të reja të Covid-19.

“Vaksinimi është treguar që është arma më e mirë që kemi në dorë në këtë moment. Sa më të vaskinuar të jemi, aq më pak mundësi ka virusi të bëjë mutacione të reja. Të gjithë këta janë faktorë që çojnë në ngadalësimin dhe shkuarjen drejt fundit të pandemisë. Në një periudhë pas gati dy vitesh, po shkon drejt fundit sepse mutacionet e virusit nuk janë pafundësisht të papërfunduara.”

Ekspertët bëjnë thirrje për kujdes të shtuar nga ana e qytetarëve veçanërisht në periudhën e festave të fundvitit.

Postime të ngjashme

Shqipëria vijon të shuhet, lindjet ranë me 10.5% në T3, shtesë pozitive vetëm Tirana e Durrësi
Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim