Dixhitalizimi në shëndetësi jep rezultatet e para

Kongresi rajonal treditor i mbajtur në Tiranë për shëndetin e nënës dhe fëmijës, veç problematikave, nxori në pah edhe programin Astraia, nga i cili ishin mbledhur të dhënat e përdorura në referatet e sjella. Ky program, një risi në institucionet e vendit tonë, rezulton se jo vetëm u ka lehtësuar punën mjekëve, por ka qenë dhe furnizuesi i vetëm i të dhënave statistikore i të gjithë mjekëve që punojnë në spitalet ku ky program është instaluar.

Kongresi rajonal treditor i zhvilluar në TiranëRubena Moisiu, drejtoreshë e maternitetit “Koço Gliozheni”, Eduart Tushe, shef i neonatologjisë, si dhe mjekë të tjerë, si: Astrit Bimbashi, Arjan Alikaj, Enkeleda Prifti etj, përmendën programin Astraia si pikë reference për të dhënat e përdorura në studimet e tyre. Ata gjithashtu përmendën edhe përfitimet që kanë prej përdorimit të këtij sistemi në punën e përditshme.

Nga ana tjetër, mjekët që punojnë në spitalet në rrethet e vendit dhe ku mungon ky program, theksuan nevojën e një sistemi unik për të gjitha spitalet, i cili, sipas tyre, do t’i ndihmonte shumë në punën që kryejnë çdo ditë.

Por, çfarë është programi Astraia dhe pse përdoret nga mjekët si burim i të dhënave për kërkimet dhe studimet e tyre? Çfarë risie përbën ky program për sistemin shëndetësor shqiptar? A mund ta ndihmojë ky program përmirësimin e shërbimit shëndetësor dhe jetesën e njerëzve në Shqipëri? Përgjigjet e këtyre pyetjeve mund t’i gjeni më poshtë:

Programi ASTRAIA u prezantua në Shqipëri në dhjetor të 2009-s. Ai është një program i cili mbledh të dhënat e pacientëve në mënyrë shumë bashkëkohore dhe efikase.

Instalimi i këtij programi bëri që maternitetet e Tiranës “Koço Gliozheni” dhe “Mbretëreshë Geraldinë”, si dhe maternitetet e Durrësit, Korçës dhe Elbasanit të vendoseshin një hap përpara institucioneve të tjera shëndetësore për sa i përket dixhitalizimit të të dhënave të pacientëve.

Astraia filloi të përdoret në sistemin shëndetësor në vitin 1999 dhe tashmë është në 26 gjuhë (edhe në shqip), përdoret në 35 shtete dhe janë me shume se 50 qendra studimore shëndetësore që e përdorin per të dhënat e tyre. Astraia përdoret në qendrat spitalore universitare në te gjithe Kontinentet por ne Evrope eshte edhe me shume prezente sidomos ne Gjermani, Danimarkë, Suedi, Holandë, Spanjë, Portugali, Poloni etj.

Duke përdorur këtë program krijohet një profil dixhital të pacientit. Këto të dhëna janë të arritshme në çdo kohë, janë të lehta për t’u lexuar nga mjekët, në to janë të regjistruara matjet, fotot dhe komentet e mjekëve por jo vetem. Ky program krijon mundësinë për të mbledhur të dhëna masive dhe këto të dhëna të mbledhura mund të përdoren për kërkime, për të bërë studime në drejtim të problematikave të ndryshme shëndetësore, për të parandaluar atë që është e mundur.

Drejtori i ISKSH-së, Astrit Beci, gjatë kongresit rajonal

Drejtori i ISKSH-së, Astrit Beci, gjatë kongresit rajonal

Por cilat janë vërtet përfitimet nga përdorimi i programit Astraia?

Njohja në kohë reale e problemeve që lidhen me nënën dhe bebin e saj.

Aftësia për të përllogaritur riskun për sëmundjen Daun.

Nëpërmjet regjistrimit të imazheve, është e mundur realizimi i konsultimit në distancë të të gjitha problemeve obsterikale dhe gjinekologjike.

Evidentohen më mirë shtatzënitë që janë me risk të lartë.

Ka një strukturë të standardizuar dhe njohur ndërkombëtarisht.

Duke matur qafën e mitrës dhe duke e futur këtë në sistem, mund të parashikohet rreziku që ka një grua për lindje para kohe, në mënyrë të veçantë për gratë që kanë pasur një lindje të mëparshme parakohe.

Sistemi nëpërmjet parametrave të veta të lajmëron për një problem që nuk shkon dhe të detyron ta rishohësh edhe një herë.

Bëhet auditimi i punës së mjekëve nëpërmjet të dhënave që ata hedhin në sistem. Çdo person që punon në sistem lë gjurmë të cilat janë të kontrollueshme dhe të pamodifikueshme.

Kur pacientja regjistrohet në pranim, kudo që të shkojë evidentohet në të gjitha lëvizjet që bën në spital, edhe pas lindjes, derisa del nga spitali.

Nëpërmjet këtij programi bëhet e mundur përllogarita e shpenzimeve direkte për një paciente shtatzënë, për një grua të operuar apo për pacientet të cilat janë të shtruara në patologjinë e shtatzënisë, duke nxjerrë edhe koston direkte të shpenzimeve.

Mund të evidentohen me saktësi  të siguruarit dhe të referuarit, dhe shërbimi që kanë marrë në spital.

Gjatë Kongresit RajonalNëpërmjet sistemit, evidentohen të gjitha patologjitë me të cilat janë shtruar në spital për një vit pacientë të ndryshëm dhe mund të përllogaritet edhe përqindja e tyre.

Moduli i statistikave të lejon lehtësisht të nxjerrësh statistika mbi çdo detaj nga të dhënat që gjenden në sistem dhe e eksporton në format “excel” apo “pdf”. Kjo bën të mundur që mjekët t’i përdorin këto statistika për një shërbim më të mirë ndaj pacientëve, si dhe për të studiuar popullsinë e Shqipërisë, duke arritur të nxirren të dhënat e duhura për të parandaluar në kohë shumë rreziqe shëndetësore.

Në përfundim mund të themi se Astraia ka përmirësuar ndjeshëm cilësinë e shërbimit ndaj pacientëve dhe ka përforcuar mënyrat e kontrollit të drejtorisë lidhur me trajtimin që i bëhet çdo personi të shtruar në spital.

Tashmë janë vendosur diagnozat sipas kodeve të ICD 9, të cilat do të shërbejnë jo vetëm për evindentimin dhe ruajtjen e diagnozës së pacientes në spital, por do të shërbejnë për studimin e sëmundjeve, vdekshmërisë foshnjore etj, për t’i studiuar ato dhe për të marrë masat e duhura për parandalimin e tyre, por edhe shërimin e plotë të popullsisë.

Regjistrimi i të dhënave të pacientëve në letër nuk jepet i detajuar, imazhet ndonjëherë nuk janë të mjaftueshme, kjo sepse nuk ka asnjë rregullore që e detyron stafin mjekësor për të regjistruar të dhënat në sistemet dixhitale.

Një kujdes i mirë shëndetësor nënkupton një komb të shëndetshëm. Ndaj programi Astraia mund të konsiderohet me të drejtë një domosdoshmëri.

Postime të ngjashme

Shqipëria, drejt “superplakjes” raporti: Nevoja për shërbime të kujdesit afatgjatë në rritje
Dërgonin pacientët e Onkologjikut në klinika private, Prokuroria mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim zyrtarë dhe mjekë të QSUT (EMRAT)
Pse luleshtrydhet myken kaq shpejt? Gabimi që bëjmë të gjithë
Shifra shqetësuese: Vdekjet nga kanceri i rektumit po trefishohen te të rinjtë
Rriten importet e ilaçeve, KLSH: 80% janë kopje e origjinalit, pa cilësi dhe më shtrenjtë
Ndahet nga jeta akademiku Rexhep Qosja
Pas një viti sfidash, vaksinat mRNA japin shpresë të re në luftën kundër kancerit
Raporti i HIV 2025: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a