Ushqimet që luftojnë dhimbjet e artritit reumatik

Simptomat e artritit reumatik përfshijnë dhimbjen, ngurtësim të muskujve, lodhje dhe humbje peshe.

Por shkencëtarët kanë krijuar një listë ushqimesh që kanë efekte të mira në simptomat e pacientëve me artrit.

Frutat më të mira janë kumbullat e thata, shega, rrushi, boronica, molla, pjeshka dhe mango. Të gjitha këto reduktojnë inflamacionin dhe mbrojtje ndaj shkatërrimit të kockave.

Gruri, orizi, tërshëra, misri, elbi dhe thekra gjithashtu reduktojnë inflamacionin, thonë studiuesit e universitetit KIIT në Indi.

Ndërsa nga bulmetet është i mirë kosi, pasi redukton tendosjen, ënjtjen dhe inflamacionin. Xhinxheri dhe shafrani i Indisë gjithashtu rekomandohen për vetitë mbrojtëse kundër komplikacioneve të përbashkëta. Vaji peshkut dhe i ullirit reduktojnë gjithashtu forcimin.

“Pacientët që vuajnë nga artriti reumatik duhet të heqin dorë nga dietat e përgjithshme, alkooli dhe duhani në ushqimet mesdhetare, perimet, dietat e thjeshta siç këshillohen nga mjeku apo dietologu”, thotë Bhawna Gupta, një nga autorët e studimit.

Postime të ngjashme

4 perime vjeshte që luftojnë inflamacionin
Siguria në kuzhinë: 6 gabime që duhen shmangur
4 shenja që tregojnë se keni mungesë magnezi
Lëngu i shegës: Pse duhet të jetë në dietën tuaj
Cilat shenja tregojnë mungesë pushimi dhe gjumi?
3 zakone të këqija të përditshme që ju shterojnë energjinë
Si ndikon vaji i ullirit në ngopje dhe kontroll të oreksit
A na hidraton vërtet çaji i ftohtë? Çfarë thonë ekspertët