Manastirliu takim me ekspertët e Komitetit Teknik: Vaksinimi dhe aplikimi i dozës përforcuese, domosdoshmëri

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka zhvilluar një takim me ekspertët e Komitetit Teknik, lidhur me situatën e pandemisë në vend.

Manastirliu thotë se është domosdoshmëri vaksinimi i të pa vaksinuarve dhe aplikimi i dozës përforcuese, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet.

Ajo shton më tej, se zbatimi i masave në fuqi, mbajtja e maskave në ambientet e brendshme dhe kudo që nuk ruhet distanca ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.

Postimi i Ogerta Manastirliut:
Me ekspertët e Komitetit Teknik për të diskutuar për situatën e epidemisë në vend dhe vlerësimin e masave anticovid.
Është domosdoshmëri VAKSINIMI i të pavaksinuarve dhe aplikimi i DOZËS PËRFORCUESE, për të shmangur format e rënda të sëmundjes dhe fatalitetet, në kushtet e përhapjes në vendin tonë të variantit Delta dhe Omicron.
Zbatimi rigoroz i masave në fuqi, mbajtja e maskës në të gjitha ambientet e brëndshme dhe kudo ku nuk ruhet distanca, shmangja e grumbullimeve dhe ruajtja e distancës si dhe higjiena ndihmojnë në kufizimin e përhapjes së virusit.

Postime të ngjashme

Check up-i në shtet/ Operatori i Sterilizimit shpall tender 20 mln euro për blerje kitesh dhe reagentësh
Mazhoranca voton Klodiana Spahiun si ministre të Shëndetësisë
Projektligji i ri për PAK: parashikohet rritja e aksesueshmërisë, por si do garantohet zbatimi?
U helmuan 139 persona në Fushë-Arrëz, ISHP konstaton ndotje në sistemin e ujit të pijshëm
Konsumi për shëndetësinë, vetëm 40% e BE-së; gjysmën e faturës e paguajnë familjet, rekord në Europë
Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës
Studimi i fundit ngre alarmin: Të rinjtë me obezitet përballen me rrezik më të lartë për vdekje të parakohshme
Emërohet ministrja e re e Shëndetësisë (EMRI)