COVID19/ Fieri, qyteti i dytë më i prekur, 30% e tamponëve dalin pozitivë

Një nga qarqet më të prekura nga Covid është edhe Fieri. Pozitiviteti në këtë qark është 30%. Nga 290 tampon të kryer një ditë më parë, kanë rezultuar pozitiv 78 persona.

Drejtori i njësisë vendore të Shëndetit Publik Fier, Ervin Hoxha tregon se rritja e rasteve ka ardhur si rezultat i festave të fundvitit, ku grumbullimet kanë qenë të shumta dhe masat anti-COVID nuk janë respektuar.

“Më shumë të prekur janë grupmoshat e reja, persona që kanë festuar natën e ndërrimit të viteve pa respektuar masat e duhura”, thotë ai. Hoxha tregon se pjesa më e madhe e të prekurve janë të pavaksinuar. “85% e të prekurve janë të pavaksinuar”, thotë Hoxha.

Drejtori i njësisë vendore të Shëndetit Publik në Fier i bën thirrje qytetarëve që të vaksinohet dhe mos të neglizhojnë masat e vendosura nga Komiteti i Ekspertëve për parandalimin e përhapjes së Covid. /abcnews.al

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet