Rritje e rasteve me COVID-19 nga Omicron/ Mesatarisht 18-20 shtrime në ditë, tri gra shtatzëna në COVID 1

Situata në spitalet COVID në Tiranë nga COVID-19 është e qëndrueshme, megjithëse ka një rritje të madhe të rasteve në ditët e para të janarit. Gazetari Erjon Skëndaj raportoi nga QSUT për “BalkanWeb” se infektimet në rang vendi janë rritur ndjeshëm në 3 ditët e fundit, mesatarja 1500 raste ditore, por në spitale nuk po reflektohet drejtpërdrejt me shtrime. “Ka një rritje të lehtë, në 18-20 shtrime në ditë, ndërkohë që 4-5 ditë më parë ishte 16 shtrime.

Që prej datës 4 janar kur u reflektua rritja e beftë me 800 infektime në ditë dhe më pas me shifra të larta, nuk po reflekton me dyfishim të shtrimeve. Gjendja vijon të jetë e qëndrueshme në spitalet COVID. ka shumë transferime nga spitali COVID 1 në COVID 3. Format klinike që po paraqiten në ditët e para të janarit, përkojnë me format klinike të përballura më herët të variantit Delta. Format klinike të Omicron janë ato forma që i hasim në ambientet e poliklinikave, Qendrave Shëndetësore, nëpër shtëpi. Shqetësim sipas mjekëve ditët e fundit, është ardhja me urgjencë në COVID 1 e tre grave shtatzënë, të prekura nga COVID-19 në forma të komplikuara. Nga 125 pacientët e shtruar nuk kanë qenë të infektuar më parë nga COVID-19”, tha Skëndaj.

Lidhur me simptomat e variantit të ri të koronavirusit, Omicron, ai tha se janë thuajse identike me të gripit.

“Sipas mjekëve, format e Omicron janë thuajse identike me shenjat e gripit sepse dhe Omicron sikurse gripi zgjat deri në 6 ditë. 2 ditë ka periudhën e inkubacionionit, të ditën e tre shfaq një temperaturë kurse shenjat dalluese janë pak a shumë ato të gripit, dhimbje fyti, dhimbje koke dhe kollë dhe një temperaturë jo e lartë. Forma me komplikacion të Omicron nuk kanë mbërritur në spital”, raportoi Skëndaj.

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet