Omicron/ epidemiologu Alimehmeti: Situatë e ngjashme me gripin, kur duhet të shqetësohemi

Epidemiologu Ilir Alimehmeti dhe mjeku Albert Troci nga Italia folën për situatën pandemike. Duke iu referuar Italisë, Troci tha se përqindja më e madhe e personave të shtruar në spital janë të pavaksinuar. Nga studioja, Alimehmeti tha se karantinimi nuk vlen duke pasur parasysh situatën pandemike në të cilën ndodhemi sot.

Gjatë intervistës për “Abc-ja e mëngjesit”, epidemiologu tha se me Omicron ndodhemi në një situatë të ngjashme me gripin sezonal. Ai tha se prek rrugët e sipërme respiratore dhe mund të trajtohet duke ndjekur disa rregulla të thjeshta ndërsa shpjegoi se kur duhet të ngremë alarmin e kuq për të shkuar te mjeku.

“Virusi është dinamik, situata është dinamike dhe zgjidhjen e kemi njësoj. A duhet të karantinohemi? Afrika e Jugut ishte e para që e pati Omicron dhe ra. Jo për shkak të rregullave por sepse 70-80 përqind e kanë kaluar virusin.

Duke marrë parasysh këtë, kurba do të bjerë në çdo shtet dhe është e pamundur të evitohet përmes karantinimit. Që të mbash këtë situatë, karantina vlente kur rastet ishin më pak dhe kur virusi kishte një shpejtësi të ulët transmetimi. Tani kemi shumë asimptomatik, që zbulohen sepse dalin në test pozitiv.

Është një virozë, e vetmja gjë që duhet të bësh është të ngresh imunitetin. Në javët në vijim do të vijnë në kontakt me Omicron, imuniteti ngrihet përmes vaksinës, nga ushqyerja, gjumi. Mbaj imunitetin sa më mirë me këshillat e gjyshes. Më shumë se sa kaq nuk mund të bësh dot.”, tha ai.

Kur duhet të ngremë alarmin për të shkuar te doktori? “Kur simptomat thellohen dhe kur mendon se ka ndërlikime. Një nga matjet që ndajmë për shtrimin në spital është fillimi i rënies së oksigjenit pasi është një shenjë e rëndë. Për sa kohë ka rrufë, temperaturë që trajtohet me paracetamol, dhimbje koke apo trupi është ok.”, tha epidemiologu./ abcnews

Postime të ngjashme

Plagosje me thikë brenda Poliklinikës në Shkodër, i lënduari i nënshtrohet operacionit
97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta