Pandemia cënoi mësimin/ 80 % e nxënësve po paraqesin mangësi të theksuara në shkollë

Mangësitë e nxënësve janë gjithmonë edhe më të dukshme për shkak të mësimdhënies të cunguar në kohën e pandemisë. Për specialistët arsimor covidi ka shkaktuar një plagë botërore në mësimdhënie, që është edhe më e thellë në shtetin tonë të vogël dhe të varfër.

“Është një kambanë alarmi. Mangësi në klasa kanë rreth 80% e nxënësve”, u shpreh Veronika Buxhaku, mësuese matematike në pension.

Mësueset me eksperiencë 40 vjeçare në arsim janë të shqetësuara për vazhdimësinë e programit mësimor këtë vit shkollor, teksa prej dy vitesh nxënësit nuk I kanë marr njohuritë e plota prej orëve të shkurtuara apo mësimit online. Ndaj sipas ekspertëve është e nevojshme ndryshimi i temave mësimore si dhe zhvillimi i orëve shtesë.

“Së pari duhet të kuptojmë ku janë mangësitë dhe më pas të përpilohet një kurrikulë e re me mësimin që nuk është bërë normalisht gjatë pandemisë. Një hallkë të këputet nuk ka”, tha Zhuljeta Grabocka, mësuese gjuhë letërsie në pension.

Nëse nuk merren masa shpejt, në të ardhmen paralajmërojnë arsimtaret do të mungojnë profesionistët./Top Channel

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve