OBSH: Omicron mund të infektojë 50% të europianëve në dy muajt e ardhshëm

Omicron rrezikon të mbingarojë sistemet shëndetësore në të gjithë Europën, tha Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke paralajmëruar se më shumë se gjysma e popullsisë së rajonit do të infektohet me variantin në dy muajt e ardhshëm.

Hans Kluge, drejtori i OBSH-së për Europën, tha se janë regjistruar më shumë se 7 milionë raste të reja në javën e parë të vitit 2022.

Kluge tha se varianti tani është raportuar në 50 nga 53 shtetet e rajonit dhe po bëhej dominues në Europën Perëndimore. “Me këtë ritëm, më shumë se 50% e popullsisë në rajon do të infektohet me Omicron në gjashtë deri në tetë javët e ardhshme”, tha ai – një shkallë transmetimi të cilën e përshkroi si të paprecedentë.

Ndikimi i Omicron do të jetë më vdekjeprurës në vendet ku normat e vaksinimit janë më të ulëta, si Europa Qendrore dhe Lindore, parashikoi Kluge, duke thënë se ai ishte “thellësisht i shqetësuar”.

Transmetueshmëria më e madhe e Omicron nënkupton që autoritetet duhet të përgatiten për një përzierje të mësimit online dhe fizik, theksoi Kluge./ Faxweb

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet