Zbulohet një tjetër varianti i ri i COVID/ Regjistrohen 25 rastet e para me “Deltakron” në këtë shtet

Në Qipro, është identifikuar një variant i ri i Covid: një lloj i virusit SarsCoV2 që kombinon variantet Delta dhe Omicron dhe që për këtë arsye është quajtur “Deltakron”.

Kjo është raportuar nga agjencia Bloomberg, duke cituar Leondios Kostrikis, profesor i shkencave biologjike në Universitetin e Qipros dhe kreu i Laboratorit të bioteknologjisë dhe virologjisë molekulare. Tashmë janë identifikuar 25 raste.

Kostrikis tha se “aktualisht ka bashkë infeksione Omicron dhe Delta dhe ne kemi gjetur se ky lloj është një kombinim i këtyre dy varianteve”.

Kostrikis dhe ekipi i tij kanë identifikuar 25 prej këtyre rasteve dhe analizat statistikore tregojnë se ato janë më të shpeshta në mesin e pacientëve të shtruar në spital prej Covid sesa pacientët që nuk janë shtruar në spital.

“Do të shohim në të ardhmen nëse ky lloj është më patologjik apo më ngjitës apo nëse do të mbizotërojë, ndaj Delta dhe Omicron,” tha studiuesi, duke theksuar se, sipas tij, mund të zëvendësohet edhe nga varianti shumë ngjitës Omicron./ Bloomberg

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet