OBSH: Ja pse Omicron është një variant i frikshëm

Varianti Omicron, i cili po përhapet me një shpejtësi që bota nuk e ka parë që nga fillimi i pandemisë, mbetet një virus i rrezikshëm edhe nëse shkakton simptoma më të lehta, paralajmëroi sot sekretari i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Megjithëse Omicron shkakton simptoma më të buta se delta (varianti dominues deri më tani), ai mbetet një virus i rrezikshëm, veçanërisht për ata që nuk janë vaksinuar,” tha Ghebreyesus në një konferencë për media.

Omicron, i cili u identifikua për herë të parë në Afrikën e Jugut në fund të nëntorit 2021, është përhapur në të gjithë botën dhe një numër i madh njerëzish janë infektuar.

“Më shumë transmetim i virusit do të thotë më shumë shtrime në spital, më shumë vdekje, më shumë njerëz të paaftë për të punuar, përfshirë mësuesit dhe punonjësit e shëndetësisë. Ekziston gjithashtu rreziku i shfaqjes së një lloji të ri që mund të jetë më i lëvizshëm dhe më vdekjeprurës se omicron”, paralajmëroi Ghebreyesus. /WHO

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve