Më shumë vaj ulliri, më shumë jetëgjatësi

Shkëmbimi i gjalpit ose yndyrave të tjera me vaj ulliri të shëndetshëm mund t’i shtojë vite jetës suaj, thonë studiuesit.

Një studim i ri, zbulon se njerëzit që konsumojnë më shumë se 1/2 e lugës vaj ulliri në ditë kanë më pak gjasa të vdesin nga sëmundjet e zemrës, kanceri, apo sëmundjet si Alzheimer krahasuar me njerëzit që konsumojnë më pak nga kjo yndyrë e shëndetshme.

Vaji i ullirit është i pasur me antioksidantë të shëndetshëm, polifenole dhe vitamina dhe është një burim i mirë i yndyrave të pangopura të shëndetshme për zemrën. “Dikush mund të spekulojë se mekanizmat që lidhen me vetitë anti-inflamatore dhe antioksiduese të vajit të ullirit mund të kenë luajtur një rol në këto gjetje”, shprehet Guasch-Ferre, hulumtues në departamentin e të ushqyerit në Shkollën e Shëndetit Publik, Harvard.

Përdorimi i vajit të ullirit mund të jetë gjithashtu një shënues për një mënyrë jetese më të shëndetshme. Njerëzit në studim që konsumonin më shumë vaj ulliri ishin më aktivë fizikisht, më pak të prirë të pinin duhan dhe hanin më shumë fruta dhe perime sesa njerëzit që konsumonin më pak vaj ulliri.

Për studimin, kërkuesit analizuan të dhënat për më shumë se 90,000 njerëz nga Studimi i Shëndetit të Infermierëve dhe Studimi Vazhdues i Profesionistëve Shëndetësor, të cilët ishin pa sëmundje të zemrës dhe kancer kur filloi studimi në vitin 1990. Këta njerëz u ndoqën për 28 vjet. Çdo katër vjet, ata u pyetën se sa shpesh hanin ushqime të caktuara, duke përfshirë yndyrna të tilla si margarinë, gjalpë, majonezë, yndyrë qumështi dhe vaj ulliri.

Nuk është vetëm vaji i ullirit që i jep këto përfitime shëndetësore, por ka të ngjarë me çfarë vaji i ullirit shoqërohet dhe/ose i shton shije, tha Marion Nestle, profesoreshë e të ushqyerit, në Universitetin e Nju Jorkut.

“Vaji i ullirit është pjesë e dietës klasike mesdhetare të shëndetshme për zemrën,” vuri në dukje Nestle. Ky stil i të ngrënit përfshin shumë fruta dhe perime, drithëra, arra, fara dhe proteina pa yndyrë, dhe është i ulët në ushqime të përpunuara. “Nuk ka të bëjë kurrë me një ushqim, ka të bëjë me modelet dietike”, tha ajo./ Prevention

Postime të ngjashme

5 arsye pse pjeshkët nuk duhet të mungojnë në dietën tuaj
Pse duhet të hani kikirikë në mëngjes
Si ta ruani avokadon të freskët për më gjatë? Truket e thjeshta që funksionojnë
Temperaturat e larta? Ja cilat ushqime duhet të shmangni dhe çfarë të konsumoni më shumë
Kripa në ushqim: 4 truke për ta reduktuar atë pa humbur shijen
Cila është koha më e mirë për të marrë vitaminën D? Ekspertët japin përgjigje
Tre perime që ndihmojnë lëkurën të shkëlqejë dhe të duket më e shëndetshme gjatë verës
9 ushqime të shëndetshme që shuajnë urinë