Studimi/ Doza e katërt rrit nivelin e antitrupave por nuk parandalon Omicron

Sipas një studimi nga Izraeli, doza e katërt e një vaksine anti-Covid rrit nivelin e antitrupave më shumë se doza e tretë por nuk parandalon Omicron. Qendra Mjekësore izraelite Sheba po shqyrton efektin e dozës përforcuese të vaksinës Pfizer në 154 persona pas dy javësh dhe dozës përforcuese Moderna në 120 persona pas një jave, shkruan Reuters.

Vaksinat shkaktuan  rritje të nivelit të antitrupave, madje më shumë se pas marrjes së dozës së tretë. Gjetjet, të cilat qendra mjekësore tha se ishin të parat e këtij lloji në mbarë botën, janë paraprake dhe nuk janë publikuar ende.

Izraeli ishte vendi i parë që nisi fushatën e vaksinimit dhe muajin e kaluar miratoi dozën e katërt përforcuese për personat më të rrezikuar. Në të njëjtën kohë, Ministria e Shëndetësisë njoftoi  se do të reduktojë në pesë nga shtatë ditë periudhën e detyrueshme të karantinës për të infektuarit me Covid-19./ Reuters

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve