Karantina bëhet 7 ditë/ Thirrja e pediatërve: Vaksinoni fëmijët

Teksa numri i të infektuarve me Covid po rritet cdo ditë, Omicron ka treguar se simptomat nuk zgjasin shumë ditë. Mjekët e familjes janë orientuar të mos lëshojnë më vërtetime për qëndrimin e pacientit 14 ditë në shtëpi por vetëm 7 ditë dhe nëse nevojitet më shumë, të lëshojnë raport mjekësor i cili nuk paguhet i plotë.

Por ata që po preken më së shumti nga Covid në këtë periudhë janë fëmijet e vegjël 0-14 vjeç, tek të cilët është rritur edhe numri i atyre që kërkojnë trajtim në spital. Tek fëmijët, Omicron gjen terren pasi ata janë të pavaksinuar. Prindërit janë skeptikë për shkak se kanë lexuar për efektet anësore ndërkohë që mjekët pediatër thonë se Covid shpesh ka shkaktuar komplikacione të rënda tek fëmijë të shëndetshëm.

Mjekët pediatër insistojnë në vaksinimin edhe të fëmijëve të shëndetshëm pasi sipas tyre rezultati i vaksinave është i padiskutueshëm. Edhe pse është folur shumë për vaksinimin e fëmijëve, deri më tani, më pak se 1% janë vaksinuar./ Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet