I ftohti mbush urgjencën/ 370 vizita në 24 orë, mjekët: Më të rrezikuarit të sëmurët kardiakë

Temperaturat e ulëta të këtyre ditëve kanë rritur numrin e pacientëve që vijnë në urgjencën e sëmundjeve të brendshme në QSUT.

370 pacientë kanë ardhur brenda 24 orëve. Por nga njëra anë temperaturat e ulëta e nga anë tjetër Covid 19 ka agravuar problemet kardiake tek pacientët duke shkaktuar një fluks pothuajse të papërballueshëm.

Pjesa më e madhe e pacientëve i drejtohen urgjencës duke anashkaluar mjekun e familjes dhe sidomos mjekët e rretheve abuzojnë duke i orientuar pacientët për në urgjencën e QSUT.

Për çdo pacient ka minimumi dy apo tre familjarë të cilët qëndrojnë në oborrin e spitalit edhe pse temperaturat këtë të martë u regjistruan disa gradë nën zero. /Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet