Studimi/ Kombinimi i vaksinimit dhe infektimit me COVID rrit nivelin e antitrupave

Sipas një studimi të fundit, ky kombinim siguron rritje të imunitetit, që është dhjetë herë më i fuqishëm se thjesht vaksinimi. Studiuesit në Shkollën e Mjekësisë të Shëndetësisë dhe Shkencës në Universitetin e Oregonit (OHSU) në Portland, të cilët publikuan studimin në revistën Immunology, theksuan se ky zbulim nuk do të thotë që ne duhet të ekspozohemi qëllimisht ndaj koronavirusit por besojnë se çdo infeksion i ri plus vaksinimi do të shënojë gradualisht fundin e pandemisë.

Studimi shqyrtoi 104 persona të cilët ishin vaksinuar plotësisht me Pfizer-BioNTech ose Moderna , nga të cilët 42 nuk ishin infektuar kurrë me koronavirus, 31 ishin infektuar para vaksinimit dhe 31 pas vaksinimit.

Mostrat e gjakut të vullnetarëve u ekspozuan ndaj tre varianteve të ndryshme të koronavirusit. Sipas studimit, personat me imunitet “hibrid” për shkak të vaksinimit dhe infeksionit kishin nivele më të larta të antitrupave se sa ata që vetëm ishin vaksinuar. /Science Daily

Postime të ngjashme

Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet
Raporti i TFL: Probleme me kostifikimin e shërbimeve dhe raportimin e efektivitetit të shpenzimeve