Bëhen rreth 50 vizita në ditë/ Mjekja pediatre: Ja sesi mund të dallohet Omicron tek fëmijët

Mjekja pediatre, Iris Mali ka dhënë një intervsitë për Fax News ku ka folur lidhur me infektimet e fëmijëve me variantin Omicron, duke dhënë të gjitha shenjat të cilat janë karakteristike për personat e prekur.

Ajo tha se ditët e fundit kishte patur një rritje të testimeve po ashtu edhe të interesimit të prindërve për të vaksinuar fëmijët e tyre, kryesisht të grupmoshës 16-16 vjeç. Mali bëri thirrje ndaj prindërve që këta të fundit të paraqiteshin në pediatric apo në ambulancën e lagjes sa herë të konstatonin se fëmija e tyre kishte ndonjë shenjë infektimi sado të vogël.

Mali: Ka rreth 50 vizita në ditën nga një mjek pediatër. Me të prekurit janë kryesisht fëmijët e kopshteve dhe të shkollave. Kemi një rritje të rasteve me covid por gjithmonë kemi raste të cilat kalohen në mënyrë të lehtë. Në ditët e fundit janë bërë 10 deri në 20 teste në ditë për fëmijët, nga këto rreth 40% rezulstojnë pozitivë. Deri më tani testimi ka qenë efikas për të dalluar variantin omicron.

Si mund të bëhet dallimi?

Mali: Simptomat më të shpeshta janë kolla, temeperatura, lodhja, dhimbje e kokës dhe dhimbje fyti. Në grip kemi temperaturë të menjëhershme ndërsa në variantet e Covid, temperature vijon të rritet gradualisht.

Janë rritur interesimet për t’u vaksinuar nga ana e prindërve. Grupmosha më e interesuar për vaksinimin 12-16 vjeçarë. Sa i përket vaksinimit, nuk ka asnjë lloj problemi të kryhet nëse fëmija nuk shfaq asnjë lloj shenje klinike.

A ka pasur prindër që kanë kërkuar shërbimin ambulator në banesë?

Mali: Shërbimi ambulator është diçka që ne e kemi mbuluar vazhdimisht. Nuk ka një shtim, jemi në të njëjtin nivel për këto shërbime.

Këshillë për të gjithë prindërti nëse vënë re këto lloj simptomash?

Këshilla ime është që për çdo lloj simptome sado të vogël të paraqiten në pediatri dhe të shihet më pas se çfarë mund të ketë, pa marrë parasysh se çfarë shenjash kanë./ Fax News

Postime të ngjashme

97 mijë të punësuar në profesionet e rregulluara, mjekët dhe stomatologët më të paguarit
Allmuça: Mekanizmat e Koordinuar të Referimit janë ngritur në 61 bashki, por nuk funksionojnë njësoj në të gjitha
"Babai im vdiq nga melanoma", Analisti: Nga diagnoza e gabuar te trajtimi që i kushtoi jetën
Shqipëria, ndër vendet e Europës që ka më pak shtretër në spitale, pavarësisht popullsisë në rënie
Për herë të parë, turistëve të huaj u vihet tarifë për shërbimet shëndetësore
Reduktim i mjekëve në qendra shëndetësore dhe spitale, reagon Ministria e Shëndetësisë
Vrau 15 pacientë, mjeku dënohet me burgim të përjetshëm! Dëshmia: Mendova se ishte më e mira për ta
Kur një nënë e kuptoi menjëherë se vajza e saj ishte dhunuar, pse nuk u aktivizuan mekanizmat e sistemit shëndetësor?