Dimri i fundit i Pandemisë/ Pas katër javësh nis rënia e infektimeve

Ky është dimri i fundit i pandemisë Covid dhe për katër javë edhe Shqipëria do të çlirohet nga kufizimet që kërkon mbrojtja antiCovid.

Por ndonëse Omicron po dobësohet një tjetër mutacion ka lindur në Britaninë e Madhe që për epidemiologun Alimehmeti mund të jetë thjeshtë më shumë infektues por ka tanimë përballë një imunitet të lartë.

I pyetur në lidhje me kapërcimin që Omicron i bëri vaksinave, Ilir Alimehmeti thotë se Omicron i kapërceu vaksinën vetëm përsa i përket infektueshmërisë por jo për forma të rënda dhe hospitalizimi. Ndërkohë që e thekson se vaksina ruse pati përgjigje më të mirë si dhe kombinimi i vaksinave.

Aktualisht Shqipëria po shkon drejt pikut të infektimit shkaktuar nga Omicron dhe Delta që po qarkullojnë paralelisht. /Top Channel

Postime të ngjashme

Shtatë fëmijë të Kopshtit nr. 10 në Vlorë përfundojnë në spital, dyshohet për helmim nga ushqimi
Produktet e pasigurta në treg, alarmi vjen nga Belgjika; kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Buxheti 2027/ Spahiu: 117.8 miliardë lekë për shëndetësinë dhe mirëqenien sociale
Përtej vitaminës D: Si ndikon drita e diellit në metabolizëm dhe sheqerin në gjak
Pudinga me copëza xhami në treg, AKU: Mos e konsumoni
Medikamentet GLP-1 RA: Çfarë duhet të presin personat me obezitet nga trajtimi me këto barna?
QSUT prej muajsh pa aparaturën e Litotripsisë, pacientët me gurë në veshka pa shërbim
Tragjedi në Spitalin e Traumës në Tiranë/ Pacienti hidhet nga kati i tretë dhe humb jetën, policia nis hetimet